
Vojvoda ka një kërkesë të veçantë për tifozët kosovarë.
Mërgim Vojvoda, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, ka kërkuar përkrahje nga tifozët ‘Dardanë’ përgjatë lojërave të Ligës së Kombëve, pas disfatës ndaj Anglisë.
Në një intërvistë, ai ka thënë se i nevojitet edhe më shumë mbështetja Kosovës për kualifikim përgjatë Ligës së Kombëve, transmeton lajmi.net.
Intervistën e plotë mund ta lexoni më poshtë:
“Besoj se ndeshja nuk ishte për të përfunduar 4-0. E kemi ditur se Anglia është një kombëtare shumë e fortë. Është dashtë me u përballu me një kombëtare të fortë. Kemi ende kohë me u rritë. Duhet me e mbajtë koncentrimin edhe më tutje. Dua t’i falënderoj të gjithë tifozët, sidomos kur na kanë përkrahë këtu në Fadil Vokrri. Besoj se kanë me na ndihmu edhe më shumë në Mars.
Pjesën e parë kishim më shumë raste ne të bëjmë golë sesa ata. Anglezët ishin më efikas, gjë që na duhet edhe neve.
Jemi shumë krenar njëri për tjetrin. Në fillim askush nuk ka munduar që do e bëjmë këtë. E kemi humbë vendin e dytë, por apet kemi shanca me u kualifiku. Para tri viteve askush nuk kishte besu në diçka të tillë”