Kërkohet shkarkimi i Frashër Demajt

20:25 | 07 Tetor 2020

Studentët kërkojnë shkarkimin e Frashër Demajt.

Studentët kanë organizuar një aksion simbolik para Akademisë së Shkencave dhe Arteve.

Këtë pankartë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës po ia dedikojnë Frashër Demajt.
E përmes saj disa studentë të Universitetit të Prishtinës organizuan një aksion simbolik kundër historianit.

Ata po kërkojnë shkarkimin e Demajt dhe sabotimin e librave të tij.

Madje ata thanë që do të vazhdojnë ta kundërshtojnë Demajn, i cili sipas tyre shtrembëroi historinë.

Madje studentët kritika kishin edhe për Akademinë e Shkencave.

Sipas tyre ku institucion është i ndikuar politikisht.

Gjatë aksionit të tyre, studentët u penguan nga Policia e Kosovës.

Ditëve të fundit ka pasur reagime sa i përket projektit të historisë së përbashkët, ku është raportuar se historia e Kosovës nuk është pasqyruar siç duhet.

Komento: