
Gazetari serb Branislav Kerstić ka deklaruar në “Adresa” sipas raportimeve të fundit në mediat nga Beogradi, se gjatë tre muajve të fundit është krijuar perceptimi se pranimi dhe dorëzimi i hartave për varrezat dhe krimet e luftës kanë ardhur nga Serbia.
Ai theksoi se këto raportime janë publikuar gjerësisht në mediat serbe, ndërkohë që në të njëjtën periudhë, sipas tij, Gjykata Speciale e Kosovës ka nisur dërgimin e ftesave në adresat e ish-veteranëve të ushtrisë së kohës së regjimit të Sllobodan Millosheviqit, lidhur me periudhën e luftës në Kosovë.
“Ne nuk e dimë saktësisht se kur ka ardhur kjo informatë, vendin e saktë apo nëse burimi është dëshmitar apo familjar i ndonjë serbi lokal. Por ajo që është e rëndësishme është se shteti ynë e ka këtë informatë për një rast kaq të dhimbshëm”, ka deklaruar Kerstiq./Gazeta10