Kështu po i presin kosovarët tifozët anglezë

18:54 | 16 Nëntor 2019

Kosova është në pritje të zhvillimit të ndeshjes me Anglinë.

Qytetarët e Kosovës po kujdesën që tifozët nga Anglia të kalojnë sa më mirë në Prishtinë. Ata madje po i qerasin edhe me birra

Të dielën, nga ora 18:00, Kosova do të presë Anglinë në “Fadil Vokrri”, për të zhvilluar ndeshjen e fundit kualifikuese për “Euro 2020”.

Para këtij takimi, tashmë një numër i madh i tifozëve anglezë kanë ateruar në Kosovës, që nga dita e premte.

Tifozët dhe qytetarët e Kosovës po kujdesen në maksimum që tifozët, qytetarë të vendit që ndihmoi në çlirimin e Kosovës në vitin 1999, të kalojnë sa më mirë dhe të shijojnë qëndrimin në Kosovë, në veçanti në Prishtinë.

Ata kanë organizuar një pritje madhështore për udhëtarët nga Anglia, duke vendosur banerë e slogane të mëdha në kryeqytet, me mbishkrime si ‘respekt’, ‘mirësevini’ e shumë të tjera.

Por, nuk ndalet këtu e tëra. Qytetarët nuk po i lënë anglezët që të fusin dorën në xhep. Një tifoz nga Anglia ka publikuar një foto në llogarinë e tij në ‘Twitter’, duke treguar se qytetarët po i qerasin me birra.

“Për t’i bërë gjërat më mirë, vendasit kosovarë po na blejnë birra”, ka shkruar Harry Joe në “Twitter”, derisa ka postuar një foto në një nga lokalet në Prishtinë.

Komento: