Kështu votuan Messi dhe Ronaldo në FIFA Football Awards

22:43 | 17 Janar 2022

Zbulohen votat e Messit dhe Ronaldos në FIFA Football Awards.

Ylli i Bayern Munichut dhe Polonisë, Lewandowski, u shpall futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA të hënën për herë të dytë radhazi, duke kaluar përpara Messit dhe sulmuesit të Liverpool, Mohamed Salah.

Lewandowski mori 48 pikë pas të gjitha votave nga kapitenët e ekipit kombëtar, trajnerët, mediat dhe tifozët, ndërsa Messi doli i dyti me 44 dhe Salah mori 39 pikë.

Si kapiten i Portugalisë, Ronaldo u lejua të votonte për kandidatin e tij të preferuar për të fituar trofeun.

Lojtari i Manchester United i dha votën e tij Lewandowskit, ndërsa e dyta dhe e treta shkuan për mesfushorët e Chelseat, N’Golo Kante dhe Jorginho.

Për kë ka votuar Messi?

Kapiteni i Argjentinës Messi nuk votoi për asnjërin nga kolegët e tij finalistë për të marrë çmimin.

Në vend të kësaj, ai i dha votën e tij kryesore Neymar dhe e dyta shkoi te një tjetër yll i PSG-së, Kylian Mbappe.

Ndërkohë, Messi emëroi sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema, si favoritin e tretë të tij për t’u kurorëzuar si lojtari më i mirë në vitin 2021.
Fituesi i çmimit nuk votoi as për Messin, as për Ronaldon kur ishte puna për të zgjedhur lojtarin e tij të preferuar.

Lewandowski mbështeti Jorginhon si votën e tij numër një, por votën e dytë ia dha Messit dhe të tretën Ronaldos.

Komento: