Kessie- PSG, vjen lajmi ‘bombë’ nga Franca

17:38 | 19 Janar 2022

PSG seriozisht në garë për Kessien dhe Pogban, kërkohet që të bindet Mbappe me ardhjen e yjve të tjerë.

Sipas ESPN, PSG është në bisedime me Franck Kessié dhe Paul Pogba dhe shpreson të bindë Kylian Mbappé të qëndrojë në klub duke i nënshkruar të dy në verë.

Kessie dhe Pogba mbesin pa kontratë në fund të sezonit dhe mund të largohen të lirë.

Kessie nuk ka gjasa të vazhdojë me Milanin pavarësisht një oferte prej 6.5 milionë eurosh.

Agjenti i mesfushorit të Fildishtë thuhet se ka kërkuar 8 deri në 9 milionë euro në sezon, kështu që të dy palët nuk janë afër arritjes së një marrëveshjeje.

PSG dhe Tottenham janë ndër klubet e interesuara për nënshkrimin e 24-vjeçarit si lojtar i lirë dhe sipas ESPN, gjigantët e Ligue 1 janë tashmë në bisedime me rrethin e lojtarit.

E njëjta gjë vlen edhe për Pogba, i cili nuk ka gjasa të kthehet në Juventus në verë.

Sipas raportit, PSG shpreson të bindë Mbappen të qëndrojë në klub duke nënshkruar me të dy yjet e mesfushës.

Reprezentuesi francez është lidhur shumë me një lëvizje te Real Madridi dhe ka të drejtë të nënshkruajë një marrëveshje parakontrate përpara një transferimi të lirë në verë.

Komento: