Kessie transferohet të kjo skuadër në janar

15:05 | 10 Shtator 2019

Franck Kessie pritet të largohet nga Milan gjatë afatit kalimtar të janarit.

Skuadra e Premier League, Wolverhampton Wanderers, raportohet se do të kërkojë transferimin e mesfushorit të Milanit, Franck Kessie gjatë janarit, përcjell ORAinfo.

Kuqezinjtë nënshkruan kontratë të rregullt me mesfushorin këtë verë pasi ai fillimisht kishte nënshkruar në një marrëveshje kredie dy-vjeçare me detyrimin për të blerë nga Atalanta.

Sky Sports në Mbretërinë e Bashkuar, pretendojnë se ‘Ujqërit’ nuk kanë hequr dorë akoma dhe duan të nënshkruajnë ende mesfushorin e Milanit dhe këtë marrëveshje dëshirojnë ta përfundojnë qysh në janar. /ORAinfo/

Komento: