Këta do të jenë disa nga ambasadorët e rinj të Kosovës

23:58 | 29 Nëntor 2021

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Donika Gërvalla, ka folur për çështjen e emërimit të ambasadorëve të vendit në shtetet e huaja.

Ajo ka bërë të ditur se tashmë janë emëruar disa nga ambasadorët, të cilët pritet të nisin punën së shpejti.

Fillimisht, Gërvalla ka bërë të ditur se diplomati Ilir Dugolli është emëruar ambasador i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pritet që gjatë kësaj jave të udhëtojë për në SHBA dhe të fillojë punën.

Ajo në T7 ka konfirmuar edhe emra të tjerë të ambasadorëve të emëruar, duke treguar se edhe për në Gjermani tashmë është emëruar ambasadori i ri.

Gërvalla ka thënë se Faruk Ajeti tashmë ka shkuar në Gjermani dhe do të jetë ambasador i ri atje, ndërsa në Bruksel ka thënë se është emëruar tashmë gazetari Agron Bajrami.

Emrat e ambasadorëve të tjerë:

Ilir Kapiti është emëruar ambasador i Kosovës në Britaninë e Madhe.

Mehdi Halimi është emëruar ambasador i Kosovës në Francë.

Albesjana Iberhysaj do të jetë përfaqësuese e Kosovës në Çeki.

Skender Durmishi do të jetë ambasador i Kosovës në Shqipëri.

Emrat e ambasadorëve të tjerë pritet të konfirmohen së shpejti.

Komento: