Këta janë 10 sportistët më të paguar për vitin 2019

23:09 | 04 Nëntor 2019

Lionel Messi u prinë sportistëve më të paguar në botë.

Ylli argjentinas ka arritur të udhëheq Barcelonën drejt sukseseve të mëdha në dekadën e fundit, teksa në aspektin personal ka fituar edhe pesë trofe të Topit të Artë.Përveç të qenit i pari në sport rekordet e arritura, Messi kryeson edhe listën e sportistëve që kanë siguruar fitimet më të mëdha gjatë vitit të kaluar, përcjell lajmi.

Revista ‘Forbes’ ka publikuar një artikull ku shkruan se Messi ka pasur të hyra për vitin 2019 deri në 114 milionë euro.

Messi ka lënë pas tij Cristiano Ronaldon, me 98 milionë euro, teksa renditja vazhdon me Neymar Jr.

1. Lionel Messi (futbollist) 114.1 milionë euro

2. Cristiano Ronaldo (futbollist) 98

3. Neymar (futbollist) 94.3

4. Canelo Alvarez (boksier) 84.5

5. Roger Federer (tenist) 84

6. Russell Ëilson (futboll amerikan) 80.4

7. Aaron Rodgers (futboll amerikan) 80.2

8. LeBron James (basketbollist) 80

9. Stephen Curry (basketbollist) 71.7

10. Kevin Durant (basketbollist) 58.7.

Komento: