Këta trajnerë mund ta zëvendësojnë Emery te Arsenal

17:51 | 28 Nëntor 2019

Emery duket se i ka ditët e numëruara në Arsenal.

Arsenali po mendon ta shkarkojë trajnerin aktual dhe tashmë janë zbuluar alternativat për trajner të ri

Ditët e Unai Emeryt në krye të shtabit teknik të Arsenalit janë të numëruara.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Telegraph”, përcjell Express.

“Topçinjtë” kanë vuajtur në gjashtë ndeshjet e fundit, në të cilat nuk kanë fituar, ndërsa presioni ka rënë totalisht mbi trajnerin spanjoll.

Prandaj, mediat angleze kanë zbuluara se “Gunners” janë duke menduar tashmë për pasardhësin e tij.

Massimiliano Allegri dhe Nuno Espirito Santo janë favoritë për ta zëvendësuar Emeryn.

Komento: