Këtë nuk e prisnin! Interi sapo mori lajmin shumë të keq

20:10 | 25 Nëntor 2019

Një lajm aspak i mirë ka ardhur për Interin.

Arturo Vidal nuk është në shitje.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se Arturo Vidal nuk është në shitje për merkaton e janarit, përkundër interesimit nga skuadra e Inter, transmeton lajmi.

Sezoni nuk nisi mirë për Vidal, dhe mendohej se lojtari do të largohet nga ‘Camp Nou’ qysh në merkaton e dimrit.

Inter është një nga skuadrat që ka ndjekur me vëmendje situatën e kilianit, madje për ta bindur lojtarin për nënshkrimin ka punuar edhe Antonio Conte.

Duke parë se minutazhi i Vidal po rritet gjithnjë e më shumë, Vidal tashmë është në një pozitë të mirë në ‘Camp Nou’.

Ai ka shënuar katër gola në La Liga këtë edicion dhe ka filluar të shihet si pjesë e rëndësishme nga Ernesto Valverde.

Komento: