Këto ishin rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve

22:00 | 22 Tetor 2019

Liga e Kampionëve po zhvillohet sonte.

Kanë përfunduar pjesët e para të gjashtë ndeshjeve të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Befasia e madhe pas pjesës së parë po ndodh në Torino, ku Juventus po mposhtet 0-1 nga Lokomotiva e Moskës.

Real Madrid po avancon 0-1 në udhëtim te Galatasaray, ndërsa me rezultat të njëjtë PSG po mposht Club Brugge.

Olympiacos dhe Bayern Munich kanë luajtur baras 1:1, ndërsa Tottenham po mposht 3:0 Crvena Zvezdën.

Komento: