Këto janë fjalët e para të Armando Dukës pasi i vunë eksplozivë tek dera! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Këto janë fjalët e para të Armando Dukës pasi i vunë eksplozivë tek dera!

23:42 | 24 Janar 2022

Duka flet pas shpërthimit që i ndodhi në shtëpinë e tij, tregon edhe pamjet që ka parë në kamerat e sigurisë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka ka qenë cak i një sulmi tritoli.

Në fakt para shtëpisë së tij në qendër të qytetit të Durrësit ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, por që fatmirësisht nuk ka të lënduar.

I pari i FSHF-së ka folur para mediave të pranishme në Durrës se sapo ka ardhur në shtëpi, derisa brenda ishin djali i tij, bashkëshortja dhe pjesa tjetër e familjes.

Duka ka thënë se ka parë kamerat e sigurisë ku një njeri me kapuç është afruar dhe ka vendosur shpërthimin i cili ka qenë shumë i fuqishëm.

“Në shtëpi ka qenë familja, djali, gruaja, unë tani erdha. Uroj të jetë rastësi. Nuk ka dëmtime shyqyr, porta është goxha larg nga banesa, shpërthimi ka qenë goxha i madh”

“Porta është jashtë përdorimit, por çfarë rëndësie kanë. Kamerat i kanë filmimet. Një njeri me kapuç i cili është afruar te porta dhe ka vendosur dinamitin tek mekanizmi që hap portën dhe ka shpërthyer”, ka deklaruar Duka.

Kujtojmë që kohëve të fundit i pari i FSHF-së është sulmuar në distancë me deklarata nga i pari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Komento: