Këto janë formacionet e mundshme të Anglisë kundër Kosovës

11:01 | 13 Nëntor 2019

Formacionet e mundshme të Anglisë kundër Kosovës.

Kombëtarja e Anglisë do të përballet me Malin e Zi dhe me Kosovën gjatë kësaj jave në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Sky Sports i ka publikuar formacionin më të mirë të Anglinë për secilën skemë të cilët mund të vendosë ta përdorë trajneri Gareth Southgate.

Kosova do ta presë Anglinë më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit A për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2020.

Se çfarë rëndësie do të ketë kjo ndeshje varet nga përballja e Kosovës në Çeki, pasi që nëse “Dardanët” pësojnë humbje në këtë ndeshje, ata e kanë të pamundur kualifikimin në EURO 2020 nëpërmjet fazës së grupeve, transmeton lajmi net.

Në anën tjetër, Anglia do të synojë ta sigurojë vendin e fitueses së grupit me fitore kundër Malit të Zi më 14 nëntor.

Më poshtë skemat që i ka ofruar Sky Sports për formacionin ndaj Kosovës.

Komento: