Këto janë skuadrat ku mund të transferohet Messi

23:46 | 25 Gusht 2020

Atë që nuk e ka pritur askush po ndodh tani.

Lionel Messi i ka thënë Barcelonës përmes një njoftimi me faks se dëshiron të largohet nga klubi këtë verë.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, duket i vendosur për të ndryshuar skuadër, në vitet e fundit të karrierës së tij.

Lajmet për largimin e Messit kanë alarmuar shumë skuadra evropiane, që duken të gatshme të tentojnë transferimin e lojtarit më të mirë në histori të futbollit.

Raportohet se janë disa skuadra që kanë potencialin për të realizuar një transferim të tillë.

Manchester City, Inter, Manchester United, PSG dhe Juventus, po përcjellin më vëmendje çdo lëvizje te Barcelona.

Komento: