Këto janë tri blerjet e mëdha të Barcelonës pa paguar asnjë euro

17:33 | 16 Mars 2022

Barcelona tri blerje tashmë i ka kryer dhe atë pa paguar asnjë euro.

Barcelona nuk po humb kohë dhe po përgatitet për sezonin 2022/23 pasi klubi katalanas shpreson të kthehet në garën për titull pas një viti zhgënjyes këtë sezon, dhe tashmë praktikisht ka mbyllur tre nënshkrime.

Edhe një herë presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, synon nënshkrimet e lojtarëve të lirë. Andreas Christensen dhe Franck Kessie, kanë ranë dakord që të bashkohen me gjigantët spanjollë pasi kontratat e tyre të skadojnë me Chelsean dhe AC Milan më 30 qershor.

Lojtari i tretë është Noussair Mazraoui, mbrojtësi i djathtë i Ajaxit që gjithashtu është i disponueshëm si lojtar i lirë.

Kjo marrëveshje është pothuajse e finalizuar, por do të ketë ende edhe disa negociata të vogla përpara se të arrihet një marrëveshje e plotë.

Laporta po ndjek standardin e vendosur verën e kaluar kur mori lojtarë si Eric Garcia, Memphis Depay dhe Sergio Aguero, të gjithë erdhën pas asnjë kosto blerje.

Dani Alves po ashtu erdhi në janar pa ndonjë tarifë transferimi.

Nënshkrimi i Kessie shihet të jetë një goditje e madhe për Barcelonën për faktin se ai kishte marrë oferta nga klubet e Ligës Premier, të cilët ishin të përgatitur të ofronin një pagë më të lartë se shuma që ai do të fitonte në “Camp Nou”.

Mesfushori do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me Los Cules dhe do të shtojë një element fizik dhe teknikë në mesfushën Blaugrana.

Komento: