Këto janë vajzat bukuroshe të Vjollca Buqajt, ja sa i ngjajnë

14:40 | 19 Nëntor 2019

Iu njohim me vajzat bukuroshe të Vjollca Buqaj.

Është ndër artistet e mirënjohura që asnnjëherë nuk u ndal së sjelluri muzikë të mirëfilltë shqipe.

Është fjala për këngëtaren e njohur Vjollca Buqaj, e cila vazhdon të jetë model i shumë fytyrave publike në skenën tonë muzikore, shkruan Kosovarja.

Vjollca e shumë hiteve dhe bashkëpunimeve me këngëtarë të ndryshëm, po vazhdon të befasojë me super projektet e saj që po sjell më tutje.

Me qindra herë ka dëshmuar se ëndrrën e saj për muzikë e ka realizuar, falë publikut dhe adhuruesve të saj.

Në anën tjetër këngëtarja e dashur është e plotësuar mjaft shumë edhe në jetën private, e cila njihet të ketë një jetë të qetë dhe të lumtur pranë familjes së saj.

Ndonëse është shumë e rezervuar në këtë pjesë dhe nuk hapet, ne këtë herë iu njoftojmë me dy vajzat e saj.

Aq bukuroshe dhe të ëmbla nuk e kishim ditur që janë, epo nuk kanë thënë kot se dardha pikë në dardhë.

Komento: