
Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës tashmë ka përfunduar numërimin e votave nga diaspora.
Në disa foto shihen edhe rezultatet finale në disa prej tyre, duke qenë se ende nuk janë publikuar të gjitha rezultatet.
Numërimi i votave të dërguara me postë ka filluar para disa orësh në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve në kuadër të KQZ-së.
Kujtojmë se votat me postë ishin vendimtare në dy komuna të vogla, atë të Dragashit dhe Junikut.
Në Dragash nga numërimi i votave të diasporës ka fituar LDK me kandidatin Bexhet Xheladini, derisa në Junik poashtu ka fituar LDK me kandidatin Ruzhdi Shehu.


