Kjo është arsyeja pse Manchester United nuk e transferojë Martizin

09:02 | 07 Shkurt 2020

Manchester United nuk e kanë ndërmend të përpiqen të sjellin në ‘Old Trafford’ sulmuesin e Interin, Lautaro Martinez, shkaku i klauzolës së lirimit.

23 vjeçari argjentinas është emri më i përfolur për afatin kalimat veror.

Martinez ka një klauzolë e cila i aktivizohet në muajin korrik, dhe secila skuadër ka të drejtën e blerjes së tij për 111 milinë euro.

Lojtari që me Interin ka shënuar 11 gola këtë sezon po kërkohej nga Manchester United, Manchester City dhe Barcelona, dhe një transferim te këta të fundit është duke u favorizuar.

Sipas The Times, ‘Djajtë e Kuq’ e shohin veten jashtë garës për nënshkrimin me Martinez, duke mos mundur të përballojnë klauzolën e lirimit./Lajmi.net/

Komento: