Kjo është gjendja e të plagosurit te “Santea”

23:46 | 03 Dhjetor 2021

Një therje ka ndodhur në kryeqytet.

Doktoresha kujdestare në Emergjencën e Prishtinës, Krenare Makolli ka folur për gjendjen shëndetësore të pacientit të therur me thikë në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Ajo bëri të ditur se gjendja e pacientit është stabile dhe pas pak minutash do të lirohet nga spitali.

“Pacienti është në gjendje stabile, është pranuar rreth 2 orë më parë, janë kryer të gjitha ekzaminimet, janë përpunuar plagët, me konsultat me mjek, kemi vendosur ta lirojmë dhe është në gjendje stabile. Për momentin e kemi ende në hapësirat e qendrës emergjente, është në përfundim të procedurave dhe raporteve mjekësore dhe për disa minuta do të lirohet”, u shpreh ajo në Klan Kosova. Doktoresha tha se i plagosuri kishte një plagë në pjesën e shpinës.

“Ka një plagë që gjendet në pjesën e shpinës, rreth unazave, janë kryer ekzaminimet radiologjike dhe ato të thella, plaga është përpunuar dhe nuk ka rezultuar se ka ndonjë lëndim serioz dhe për disa minuta do të jetë i lirë”, tha Makolli.

Tutje, ajo shtoi se dita e sotme ka qenë e mbingarkuar me pacientë.

Komento: