Kjo është lista e Kosovës për ndeshjet kundër Çekisë dhe Anglisë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kjo është lista e Kosovës për ndeshjet kundër Çekisë dhe Anglisë

14:30 | 08 Nëntor 2019

Lista e Kosovës për ndeshjet kundër Çekisë dhe Anglisë.

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e fundit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, kundër Republikës së Çekisë, më 14 nëntor në stadiumin “Doosan Arena” në Plzen dhe kundër Anglisë, më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Si zakonisht futbollistët e Kombëtares do të akomodohen në hotel “Emerald”, dersa stërvitja e parë e Dardanëve zhvillohet të hënën në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Paraprakisht, të hënën, në orën 11:00, përzgjedhësi Challandes, do të paraqitet në konferencë për media në hotel “Emerald”.

Për dallim nga ftesat e tetorit, vërehet rikthimi i Besar Halimit, ndërsa këtë herë nuk është ftuar Bernard Berisha, i lënduar së fundi.

Në ftesën e nëntorit nuk është as emri i Lirim Kastratit, që herën e fundit ishte ftuar te Kombëtarja A, por pas ndeshjes me Gjibraltarin i ishte bashkuar Kosovës U21, për ndeshjen kualifikuese kundër Shqipërisë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!