Kjo është pyetja e parë që Mourinho ia bëri Dele Alli

09:00 | 23 Nëntor 2019

Pyetja e parë që Mourinho ia bëri Dele Alli.

Jose Mourinho të mërkurën në mëngjes është emëruar trajer i Tottenham.

Trajneri portugez sot debuton në bankinën e Tottenham, në derbin e vështirë në udhëtim te West Ham United.

Këto ditë, Mourinho i ka shfrytëzuar për të folur me yjet e skuadrës, nga të cilët kërkon maksimumin.

Një pyetje interesante Mourinho ia ka bërë edhe Dele Alli, lojtarit që në dy sezonet e kaluara ka shkëlqyer te Tottenham, por është larg formës së mirë tani.

“E pyeta nëse ishte vëllai i Dele apo Dele? Ai më tha që ishte Dele. Unë i thash, në rregull, luaj si Dele”, ka zbuluar Jose Mourinho, përcjell lajmi.net.

23 vjeçari pritet të jetë titullar kundër West Ham, së bashku me Harry Kane.

Komento: