Kjo lagje në kryeqytet nesër nuk do të ketë ujë

13:03 | 05 Dhjetor 2021

Nesër në një lagje të Prishtinës nuk do të ketë ujë.

Nesër, 6 dhjetor 2021, do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga ora 11:00 deri në orën 15:00.

Kësisoj, lagjja “Sofali” do të mbetet pa rrymë gjatë kohës kur kryhen punimet.

Për shkak të ndërprerjes së rrymës, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se gjatë këtyre katër orëve, kjo lagje mund të mbetet edhe pa ujë të pijshëm.

“Pa furnizim me ujë të pijshëm mund të mbetet zona e njëjtë , në periudhën e njëjtë për shkak të mungesës së energjisë elektrike në stacionin e pompave – Sofali”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.

Komento: