Kjo nuk i kishte ndodhur Ronaldos që 12 vjet!

20:10 | 16 Mars 2022

Pas 12 viteve, Ronaldo do ta mbyllë sezonin pa asnjë trofe

Cristiano Ronaldo do ta mbyllë sezonin pa ndonjë trofe për herë të parë pas 12 viteve.

Manchester United u eliminua nga 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve duke u mposhtur 1:0 në shtëpi nga Atletico Madridi, pasi kishin barazuar 1:1 në ndeshjen e parë në Spanjë.

Ekipi anglez tani janë jashtë garës në Premierligë, FA Cup dhe Carabao Cup, që nënkupton se s’do të fitojnë asnjë trofe në sezonin 2021/22.

Kjo është pozitë e pazakontë për Ronaldon, pasi që hera e fundit kur e përjetoi një sezon të tillë ishte që nga koha e parë e kaluar në Manchester United.

CR7 arriti mjaft trofe te Real Madridi, pastaj te Juventusi fitoi pesë trofe në tre vite.

Komento: