Klopp jep lajmin e madh

22:06 | 01 Tetor 2019

Klopp ka dhënë lajmin e madh.

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka konfirmuar se Alisson do të rikthehet shumë shepjtë, por departamenti mjekësor i klubit mund ta detyrojë atë të presë.

Klopp tha se portieri do të rikthehet 100 për qind në formën e tij më të hershme, dhe pritet të luajë ndeshjen e 20 tetorit kundër Manchester United, madje la të kuptohet se ai mund të përballet me Leicester të shtunën.

Por, tekniku gjerman nuk do ta ketë brazilianin në dispozicion për takimin e së mërkurës me Red Bull Salzburg në Ligën e Kampionëve, duel ky që do të zhvillohet në ‘Anfield’.

‘Ekzistojnë dy mendime; një është mendimi i Alisson, një është departamenti i mjekësisë, ‘tha Klopp përpara takimit me Salzburgun.

“Për nesër (e Mërkurë), nuk ka shanse sepse ai nuk ka stërvitur me ekipin. Duhet të shohim për lojën Leicester dhe United ndoshta do të kthehet në 100 përqindëshin e tij, por duhet ta shohim”, tha Klopp.

Komento: