Klopp jep lajmin e mirë për tifozët e Liverpool – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Klopp jep lajmin e mirë për tifozët e Liverpool

20:15 | 08 Nëntor 2019

Dy yjet e Liverpool do të jenë të gatshëm të luajnë në ndeshjen kundër Manchester City.

Klubi do të ketë një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit këtë fundjavë, kundër Manchester City.

Para kësaj ndeshje në dyshim për ‘Reds’ ishin Virgil van Dijk dhe Jordan Henderson.

Por, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka qetësuar tifozët me deklaratën e tij të fundit për dyshen e skuadrës.

“Virgil mungoi për disa arsye të tjera të martën, por ai është krejtësisht në rregull” ka thënë Klopp, transmeton lajmi.

“Jordan (Henderson) gjithashtu është krejtësisht i gatshëm për Man City” ka thënë tutje gjermani.

Manchester City në anën tjetër do të ketë dy mungesa të mëdha; David Silva dhe Ederson Moraes.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!