
Shqipëria po përballet me një tragjedi të madhe.
Klubi i futbollit Tirana pas tërmetit që ndodhi në mëngjesin e sotëm në Shqipëri ka bërë të ditur se do ta hapë një minikamp në fushën sportive afër stadiumit, Selman Stermasi në Tiranë.
Hapja e këtij kampi ka qëllim ofrimin e strehimit, ushqimit, ujitdhe asistencës mjekësore falas për të gjithë të prekurve nga tërmetet në Shqipëri.
Në ndihmë të familjeve të rrezikuara, qytetarëve të përfshirë nga paniku dhe personave në nevoje, ky minikamp do të jetë i hapur prej orës 19:30. “Në ndihmë të familjeve të rrezikuara, qytetarëve të përfshirë nga paniku dhe personave në nevoje, KF Tirana do të hapë një minikamp në fushën sportive pranë stadiumit “Selman Stermasi”, për të suportuar çdo nevojë në orët e ardhshme”, shkruhet në postimin e KF Tiranës.
Prej orës 19:30, ftojmë të gjithë qytetarët ti bashkohen kësaj nisme humanitare duke dhuruar çdo gjë që munden: Strehim falas, Ushqim falas, Ujë falas, Asistencë mjekësore falas”, ka njoftuar Klubi i futbollit Tirana në Facebook.
Për t’i dal në ndihmë qytetarëve të Shqipërisë, grupi i tifozëve “Plisat” nga Prishtina ka grumbulluar ushqim dhe veshmbathje për familjet në nevojë.
“Plisat” në orën 15:00, ata janë nisur për në Shqipëri.