Kombëtarja e Kosovës po vazhdon stërvitjet para ndeshjes me Malin e Zi

14:07 | 12 Tetor 2019

Futbollistët e Kombëtares po stërviten fort për ndeshjen e të hënës.

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e së hënës kundër Malit të Zi.

‘Dardanët’ janë paraqitur në stërvitje në mëngjesin e së shtunës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Kosova të hënën në ‘Fadil Vokrri’ pret Malin e Zi, në një ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikimet për Euro 2020.

Gjasat për kualifikim për Kosovën janë vështirësuar pas fitores së Çekisë në Pragë kundër Anglisë të premten mbrëma.

Kosova tani ka nevojë për shtatë pikë në tri ndeshjet e fundit për kualifikim në Euro 2020.

Komento: