Kombëtarja e Kosovës shënon ngritje historike në ranglistën e FIFA-së

10:41 | 24 Tetor 2019

Fitorët e shumta kanë bërë që Kombëtarja e Kosovës të shënojë rritje të madhe në ranglistën e FIFA-s.

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror sot ka përditësuar listën e renditjeve të kombëtareve.

Kosova nga pozita e 119 sa ishte herën e kaluar, tashmë është ngritur në pozitën e 114 – që është pozita më e lartë që nga pranimi në UEFA e FIFA në vitin 2016.

Ngritja e re ka ardhur si shkak i dy fitoreve të këtij muaji, kundër Gjibraltarit (1-0) në miqësore dhe Malit të Zi (2-0) në kualifikimet për Euro 2020.

‘Dardanët’ po vazhdojnë rritjen graduale në ranglistën e FIFA-së dhe me këta hapa shumë shpejtë mund ta shohim në 50 më të mirat padyshim.

Komento: