Komisioneri për Zgjerim të BE-së: takon Kurtin: Kosova ta vazhdojë reformën në drejtësi, të luftojë krimin e organizuar

12:36 | 07 Dhjetor 2021

Varhelyi takon Kurtin: Kosova ta vazhdojë reformën në drejtësi, të luftojë krimin e organizuar.

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi është takuar me kryeministrin Albin Kurti në Bruksel para takimit të Këshillit për MSA-në, raporton Gazeta Express.

Komisioneri i BE-së, Varhelyi ka njoftuar se me kryeministrin Kurti ka diskutuar rëndësinë e vazhdimit të reformës në drejtësi.

“Me kryeministrin Albin Kurti para takimit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit të BE-së për Kosovën. Diskutuam rëndësinë e zbatimit të shpejt të Planit Ekonomik dhe Investues për Ballkanin Perëndimor si dhe punën e vazhdueshme në reforma që përfshinë reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar”, ka thënë Varhelyi.

Komento: