Kompanitë e bastëve: Ky lojtar është favoriti për ta fituar ‘Topin e Artë’

00:00 | 22 Tetor 2019

Janë mësuar emrat e 30 të nominuarëve për ‘Topin e Artë’ [Ballon d’Or].

‘France Football’ ka publikuar të nominuarit për të gjitha çmimet individuale që do të ndahen gjatë muajit dhjetor.

Sigurisht, vëmendja më e madhe është tek ‘Ballon d’Or’, ku favoritët kryesorë janë Lionel Messi, Virgil Van Dijk e Alisson Becker, por edhe Cristiano Ronaldo, përcjell lajmi.

Kompania e basteve ‘Betfair’ ka dhënë koeficientët për të nominuarit, duke treguar kështu gjasat se kush mund të fitojë, sipas tyre.

Më poshtë ua përcjell koeficientët e vendosur nga kjo kompani basti:

Virgil Van Dijk – 4/11

Leo Messi – 2/1

Cristiano Ronaldo – 25/1

Alisson Becker – 50/1

Mohamed Salah – 66/1

Bernardo Silva – 100/1

Raheem Sterling – 125/1

Sadio Mane – 125/1

Eden Hazard – 200/1

Kylian Mbappe – 200/1

Komento: