Kompanitë e ndërtimit joshin kosovarët: Blej banesë me Bitcoin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kompanitë e ndërtimit joshin kosovarët: Blej banesë me Bitcoin

18:47 | 18 Nëntor 2021

Bitcion, po vazhdon të ketë ndikim në botë, njejtë edhe në vendin tonë

Monedhat virtuale kanë zënë vend të madh në tregun botëror. Edhe Kosova është bërë pjesë e këtij trendi. Veçse tashmë po pretendohet të bëhet edhe ligji për kriptovalutat.

Shumë qytetarë në Kosovë kanë investuar në monedha virtuale, megjithëse nuk është e rregulluar me ligj deri tash.

Edhe kompanitë e ndërtimit në Kosovë kanë nisur të joshin qytetarët që të blejnë patundshmëri më këto monedha. Disa nga kompanitë pranojnë monedha drejtëpërdrejt, ndërsa disa ndërmjetësojnë që paratë të kthehen në euro dhe më pas pranojnë vetëm euro.

“Blej banesë me Bitcoin”, thuhet përshkrimin e reklamës së një kompanie të ndërtimit.

Menaxheri i kësaj kompanie thotë për lajmi.net se, kjo është një ofertë e re, ndërkohë që pohon se akoma nuk kanë pasur rastin të shesin patundshmëri me këso monedhash.

“Kjo është një risi që e kemi mundësuar së fundmi. Akoma nuk kemi pasur një rast të tillë, por interesimi është. Pra, pagesat bëhen tek ne, por fillimisht duhet bëhet konvertimi i kriptovalutave, pastaj ne i marrim paratë. Pra, ne nuk marrim kriptovaluta, por ua mundësojmë se ku të bëjnë nderrimin”, tha menaxheri i kësaj kompanie.

Kriptovaluta është para digjitale, e decentralizuar, e bazuar në teknologjinë “blockchain” (shqip: blloqe zinxhir). Versionet më të popullarizuara janë Bitcoin dhe Ethereum, por ekzistojnë mbi 5.000 kriptovaluta të ndryshme në qarkullim, sipas uebsajtit për monitorimin e tregut të kriptovalutave, CoinLore.

Një tjetër kompani e ndërtimit në Kosovë, po shet banesa më këto dy lloje të kriptovalutave.

“Akoma nuk kemi shitur asnjë banës më kriptiovaluta. Ne pranojmë vetëm Bitcoin dhe Ethereum. Po ka plotë të interesuar”, tha menaxheri i kësaj kompanie për lajmi.net.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, kriptovalutat nuk janë të regjistruara lokalisht, dhe nëse ndonjë qytetar humb para, askush nuk garanton kthimin e tyre.

“Qarkullimi i kripto aseteteve, nuk është i rregulluar me kornizën ligjore apo rregullative të BQK-së në fuqi. Pasi kripto asetet nuk janë të rregulluara, BQK-ja nuk mund të ndaloj qarkullimin e tyre. Gjithashtu, BQK përmes publikimeve të mëhershme ka paraqitur qëndrimin e saj, i cili është në linjë me shumicën e bankave qendrore të vendeve tjera dhe i cili vazhdon të jetë i njëjtë, se investimi në këto asete bartin rrezik të lartë për shkak të luhatjeve të mëdha të vlerës së tyre në treg, prandaj personat që investojnë në këto asete, duhet të kenë parasysh se mund të pësojnë humbje të mjeteve të investuara”, tha për lajmi.net, zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti.

Shumica e bankave në Kosovë mundësojnë blerjen e kripatrovalutave me kartela bankare në aplikacionet (wallet) që mundësojnë shitjen dhe blerjen e monedhave virtuale, ndonëse bankat nuk e pretojnë investimin në to.

Institucioni që përfaqëson bankat në Kosovë -Shoqata e Bankave të Kosovës nuk kanë dashur të prononcohet në lidhje më ketë çështje.

Në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti është formuar Grupin e Punës për nismën legjislative për hartimin e Projektligjit për Kriptovaluta.

Kryesuese e këtij grupi është zgjedhur deputetja Mimoza Kusari-Lila, ndërsa anëtarja e këtij grupi Jeta Statovci.

“Siç e kemi të paraparë edhe në Planin e Punës është edhe Projektligji për Kriptovalutat. Ne kemi pranuar hulumtimin, kështu që mendoj që është e udhës edhe formimi i grupit punues, i cili do të angazhohet në këtë Projektligj. Propozoj që krahas edhe grupit formues, të ketë edhe angazhim të ekspertëve pasi që është fushë e re për të dhënë kontributin e tyre në krijimin e një baze ligjore sa më të përshtatshme edhe konform nevojave që identifikohen në treg”, ka thënë Statovci në komision.

Dogana e Kosovës ka treguar se çfarë lloje të pajisjeve për prodhim të kriptovalutave janë importuar gjatë viteve të fundit në Kosovë.

“Ka dy lloje të paisjeve të cilat janë importu në Kosovë. 8 mining që kanë qenë direkt për prodhimin e kriptovalutave, si dhe kemi kartelat grafike të cilat importohen në masë të madhe, që vazhdojnë të importohen”.

Dogana nuk ka të dhëna të sakta se sa copë të pajisjeve të tilla janë të importuara, por, në vitin 2016 kur ka filluar ky fenomen, është krijuar një kod i veçantë që këto pajisje të regjistrohen.

“Pajisjet që përdoren për ‘mining’ janë pajisje që gjatë vitit kanë pasur kulmin e importit gjatë vitit 2017-2018, që janë rreth 4 milionë euro pajisje të tilla. Njëjtë edhe kartelat grafike, diku rreth 5 milionë euro ka qenë vlera”.

Kriptovaluta është mjet shkëmbimi, i cili është digjital, i koduar dhe i decentralizuar. Ndryshe nga euroja apo dollari amerikan, nuk ekziston një autoritet qendror që menaxhon dhe ruan vlerën e një kriptovalute. Këto detyra janë të shpërndara gjerësisht mes përdoruesve të një kriptovalute, nëpërmjet internetit. Bitcoin ishte kriptovaluta e parë, e propozuar nga Satoshi Nakamoto, në një dokument të vitit 2008, të titulluar “Bitcoin: Sistem elektronik, pa ndërmjetësues, i parasë së gatshme”.

Ekspertët kanë mendime të ndryshme rreth të investuarit në kriptovaluta. Meqenëse kriptovaluta është investim tejet spekulues, me potencial për lëkundje të mëdha çmimesh, disa këshilltarë financiarë nuk u rekomandojnë njerëzve aspak që të investojnë.Për shembull, përderisa Bitcoin-it gati iu dyfishua vlera gjatë vitit të kaluar, duke arritur një çmim prej mbi 18 mijë dollarësh në nëntorin e vitit 2020, ai gjithashtu në mënyrë drastike humbi vlerë në të njëjtin vit, kur ra nën 5 mijë dollarë. Por, edhe nivelet e fundit të larta të Bitcoin-it janë më të ulëta se çmimi i tij më i lartë ndonjëherë, i arritur më 2017, prej rreth 20 mijë dollarësh. Pra, kriptovalutat, për dallim prej valutave më të zakonshme, mund të jenë shumë të rrezikshme dhe mund të pësojnë ndryshime të shpeshta të vlerës.

Disa të rijnë tashmë në Kosovë kanë krijuar një kriptovalutë të quajtur “KosovaCoin”

Komento: