Komuna e Skënderajt planifikon t’i shpenzojë 13 mijë euro për pastrimin e automjeteve

15:37 | 23 Prill 2019

Komuna e Skenderajt, e cila udhëhiqet nga kryetari Bekim Jashari ka planifikuar të jetë ‘dorë lirë’ në pastrimin e veturave zyrtare.

Kjo komunë ka ndarë hiç më pas se 13 mijë euro për pastrimin e automjeteve, shkruan ORAinfo.
Zyra e Prokurimit në komunën e Skenderajt ka shpallur tenderin për pastrimin e këtyre automjeteve, i cili do të jetë i hapur deri më 15 maj të këtij viti.

Sipas njoftimit të Komisionit të Pavarur Rregullativ (KRPP), kjo Komunë pas katër ditësh që ka shpall tenderin ka bërë korrigjime të gabimeve në njoftimin e publikuar.

Ndryshe, nëse gjithçka shkon në rregull me këtë tender, atëherë deri në fund të muajit të ardhshëm veturat zyrtare të kësaj komune do të pastrohen me kompaninë që pritet të zgjidhet për këtë shërbim. /ORAinfo/

Komento: