Komuna Lipjanit nxjerr në shitje 21 dele e 3 desh (dokument)

10:49 | 13 Tetor 2023
komuna-lipjanit-nxjerr-ne-shitje-21-dele-e-3-desh-(dokument)

Komuna e Lipjanit përmes një ankandi publik ka nxjerr në shitje, disa gjedhe, dele e desh, raporton Front Online.

Në njoftimin e publikuar thuhet se Autoriteti Kontraktues, komuna e Lipjanit ka për qëllim shitjen e disa kafshëve.

Në lotin e I shihet dy copë gjedhe të moshës 6 vjeçare, në lotin II shihet shitja e një gjedhi 13 muajsh, në lotin III shitet një gjedh 9 muaj dhe llot 4 shitja e 24 copë dhënëve 21 dele dhe 3 desh.

Sipas njoftimit të komunës ofertat duhet të dorëzohet në adresën e cekur më lartë jo më vonë se 16.10.2023 & 13:15:00, e ku ofertat e vonuara do të refuzohen.

Ofertat do të hapen në prezencë të përfaqësuesve të ofertuesve të cilët dëshirojnë te marrin pjesë. / /Front Online /

Komento: