Konjufca i mban “ligjëratë” Armend Mujës, i tregon si mbahet mikrofoni

13:01 | 17 Dhjetor 2021

Konjufca i mban “ligjëratë” Armend Mujës.

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca ku po bëhet shqyrtimi i dytë i projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2022.

Derisa po fliste për këtë çështje deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ai si duket i shkoi pak nerva kryetarit të Kuvendit të Kosovës, bashkëpartiakut të tij Glauk Konjufcës.

Konjufca me ironinë e tij ia mbajti një ligjëratë të vogël deputetit të partisë së tij, shkruan Demokracia.com.

Ai i ka treguar Mujës mënyrën sesi duhet të mbahet mikrofoni, por edhe i ka treguar sesi shkojnë procedurat në Kuvend.

Komento: