Koronavirusi, Thaçi këshillon qytetarët që të mos bëjnë panik dhe t’i ndjekin udhëzimet

18:13 | 13 Mars 2020

Janë konfirmuar rastet e para me koronavirus në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas lajmit se dy persona janë infektuar me virusin korona, raporton Express.

Thaçi u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të ndjekin me përpikëri instruksionet e dhëna nga institucionet.

Gjithashtu, që kjo situatë të menaxhohet pa panik.

“Më herët u njoftova nga institucionet e vendit se tashmë janë konfirmuar rastet e para me virusin COVID19 në Kosovë. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që t’i ndjekin me përpikëri instruksionet e dhëna nga institucionet tona përgjegjëse. Kërkoj nga ju që ta menaxhojmë edhe këtë situatë pa panik, në koordinim dhe me kujdes të shtuar për njëri-tjetrin. Ne, së bashku, do t’ia dalim”, ka shkruar presidenti.

Komento: