Kosova mposhtet me rezultat të thellë nga Gjermania

14:37 | 30 Janar 2020

Kosova është mposhtur nga Gjermania në futsall.

“Dardanët” u mposhtën me rezultat 4:8 në ndeshjen e dytë të rrethit preliminar të Botërorit 2022 në Futsall

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur nga Gjermania, në ndeshjen e dytë të rrethit preliminar për Botërorin 2022, shkruan Express.

“Dardanët” e mposhtën dje Austrinë 4:2, por sot u treguan të pafuqishëm ndaj gjermanëve.

Dy golat e Maxharrajt dhe nga një të Qerimit e Kelmendit ishin të pamjaftueshëm për Verdhekaltrit.

Nga ana tjetër, për gjermanët shënuan, Meyer tri herë, Salam, Sozer, Hoffman e ëittig.

Ndeshjen e tretë në Grupin F Kosova do ta zhvillojë me Gjeorgjinë, e cila është mikpritëse e kësaj faze.

Komento: