Kosova mposhtet thellë nga Austria

20:01 | 15 Nëntor 2019

Kosovarët janë mposhtur thellë nga Austria.

Kosova U21 e ka pësuar humbjen e tretë në fazën e grupeve, kësaj radhe ndaj Austrisë U21 me rezultat 4-0.

Austriakët e dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund, ndërsa golin e parë e shënuan që në minutën e 4 me Marko Raguz.

Marco Friedl shënoi për 2-0 në minutën e 20-të duke e treguar fuqinë e Austrisë në grupmosha

Pjesa e parë u mbyll e parë u mbyll me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë trajneri Rafet Prekazi bëri disa ndërrime, por që nuk ishte se ndikuan dicka në ndeshje.

Marco Friedl e gjeti golin e dytë personal në minutën e 69-të për 3-0.

Sandi Lovric shënoi nga pika e bardhë pas disa minutash për 4-0.

Kosova ka gjashtë pikë pas pesë ndeshjeve.

Komento: