Kosova pëson humbje, mposhtet nga Uellsi

17:06 | 19 Nëntor 2019

Përfaqësuesja e Kosovës, U19 ka pësuar humbjen e radhës.

Kosova U19 ka mbyllur kualifikimet për kampionatin evropian me disfatën 2-0 nga Uellsi U19.

Futbollistët e Ramiz Krasniqit përkundër që patën 6 tentime drejt portës nuk arritën të shënon asnjëherë në portën e Uellsit, derisa golat për kundërshtarët tanë i realizuan Pinchard dhe Williams.

Nga 3 ndeshje të zhvilluara “dardanët” e mbyllën këtë cikël me vetëm 1 pikë, pas barazimit me Rusinë 1-1.

Komento: