Kosova sapo mori lajmin e madh

22:58 | 03 Shkurt 2020

Një lajm i madh ka ardhur për Kosovën.

Pas një kohe të gjatë jashtë fushave, Arbër Zeneli ka filluar stërvitjet e para me skuadrën e tij Reims.

Zeneli nuk luan që nga ndeshja mes Malit të Zi dhe Kosovës në Podgoricë, kur pësoi një lëndim të rëndë.

Gjithsesi, ylli mitrovicas është drejt procesit të rikuperimit të plotë.

Ai sot është kthyer në stërvitje të rregullta me klubin francez.

Zeneli pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e 26 marsit, mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, e vlefshme për play-off e Ligës së Kombeve.

Komento: