“Kosova vendi më i mirë në botë”, tifozi anglez mrekullohet me Prishtinën

13:26 | 16 Nëntor 2019

Tifozi anglez thotë se Kosova është vendi më i mirë në botë.

Një tifoz i Anglisë i ka dhënë Kosovës epitetin e vendit më të mirë në botë.

Kosova të dielën në ‘Fadil Vokrri’ pret Anglinë, në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.

Një numër i madh i tifozëve anglezë do të jenë në Kosovë për këtë ndeshje.

Disa prej tyre veçse kanë mbërritur, dhe sipas reagimeve në rrjetet sociale, duket se ai po shijon kohën e tij në Kosovë.

“Hëngra tri vakte ushqim dhe piva 20 birra duke shpenzuar vetëm 30 euro. Kosova është vendi më i mirë në botë”, ka thënë tifozi.

Komento: