“Kosovarët dikur laheshin në lumë, sot mund të kualifikohen në Evropian”

10:24 | 12 Nëntor 2019

Gazeta zvicerane shkruan se kosovarët dikur laheshin në lumë, sot mund të kualifikohen në Evropian.

Gazeta e njohur zvicerane ‘Neue Zürcher Zeitung’, ia ka kushtuar një shkrim të veçantë Kombëtares së Kosovës në futboll dhe përparimit të saj të shpejtë.

Me titullin “Futbollistët e Kosovës dikur laheshin në lumë, tani mund të kualifikohen në Kampionatin Evropian”, e përditshmja zvicerane e përshkruan të gjithë periudhën e futbollit kosovar nga koha e okupimit nga Serbia e deri te lulëzimi i tanishëm.

Shteti më i ri në Evropë, është në prag të suksesit më të madh në histori të futbollit, shkruan ajo.

Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, dhe kryetari i klubit të tifozëve “Dardanët’, Lulzim Berisha, kanë folur për këtë gazetë duke vuajtjet dhe flijimet e kosovarëve për ta pasur një kombëtare sot.

Salihu në veçanti foli për mënyrën se si kosovarët asnjëherë nuk hoqën dorë nga futbolli, edhe atëherë kur Policia e Serbisë kishte arrestuar lojtarët në fushë.

Ai madje zbuloi se si e kishte refuzuar kërkesën e kriminelit famëkeq serb, Zeljko Raznatovic, i njohur më mirë si Arkani, për të luajtur për Prishtinën në kohën kur vendi ishte i okupuar nga Serbia.

Komento: