Kosovë – Angli, ja kë favorizojnë bastoret

14:45 | 16 Nëntor 2019

Kosovë – Angli, këto janë kuotat e bastoreve.

Kombëtarja e Anglisë konsiderohet favorite përballë Kosovës në ndeshjen e së dielës që zhvillohet në ‘Fadil Vokrri’.

‘Tre Luanët’ për herë të parë do të zbarkojnë në Kosovë, në një ndeshje që ka filluar të humbas karakterin konkurrues, pasi ‘Dardanët’ kanë humbur mundësinë për kualifikim në Euro 2020 përmes fazës së grupeve.

Bastoret në këtë ndeshje kanë favorizuar dukshëm Anglinë.

Fitorja e tyre kuotohet me koeficientë 1.60, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, fitorja e Kosovës ka kuotë 5.25, ndërsa barazimi 4.25.

Kujtojmë se ndeshjen e parë në Southampton, Anglia e kishte fituar me rezultat 5:3

Komento: