
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka kërkuar nga Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi që t’i tregoj se gjatë cilës qeverisje të LDK-së, kanë qenë komunat më të kënaqura me ndarjet buxhetore.
“Meqë buxheti i komunave sivjet ishte 100 milionë më shumë se në vitin 2021 (Qeveria Hoti), e në vitin tjetër do të jetë gati 200 milionë më shumë se po ai vit, ndërkohë që Granti i përgjithshëm për komuna është më i larti ndonjëherë, atëherë po e ftoj Sazanin që të na tregoj se gjatë së cilës qeveri (të LDK-së), sipas tij kanë qenë komunat më të kënaqura me ndarjet buxhetore”, ka thënë Krasniqi.