Krasniqi thotë se PDK nuk beson në dialog pa prezencën e SHBA’së

20:01 | 24 Korrik 2020

Rinisja e dialogut me Serbinë ka nxitur reagime të shumta në Kosovë.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Memli Krasniqi, tha në seancën ku kryeministri Avdullah Hoti raportoi për takimet që ka pasur me palën serbe në Bruksel, se PDK nuk beson në procesin e dialogut pa prezencën e SHBA-së në tryezën e bisedimeve.

“Ju thatë zotëri Hoti se i kemi mbrapa miqtë. Nuk jam i kënaqur, unë personalisht hiq. Nuk na duhen miqtë mbrapa por na duhen përkrah. Se a e din çfarë po më shqetëson, se SHBA-të i kemi pasur më herët përballë e tash po më duket i kemi mbrapa. Nuk është mirë. Përnjëmend nuk është mirë. Sepse nuk e kemi të qartë asnjëri prej deputetëve të Kuvendit të Kosovë se cili është roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë dialog? Ku mbet Ambasadori Grenell? A e din që e kemi hequr tash Grenellin prej diskutimit. Lajçaku tash është tema kryesore. Nuk mundeni me na thanë se tash i kemi mbrapa. Problemi është se ne nuk po i shohim që janë në dialog”, tha Krasniqi.

Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk beson në procesin e dialogut, ku nuk janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Komento: