Kritikoi kosovarët se nuk po lexojnë, por postimi i Kurtit ishte me plot gabime gjuhësore

23:59 | 09 Gusht 2020

Kurti kritikon kosovarët se nuk po lexojnë, por postimi i tij është plot gabime gjuhësore.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot ka kritikuar qytetarët për mungesë lëximi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

Teksa ish-kryeministri Kurti thotë se prindërit në Kosovë nuk lexojnë mjaftueshëm, duke bërë kështu që të mos ketë kulturë leximi.

E si rrjedhojë e kësaj sipas tij, shumica e nxënësve nuk arrijnë t’i kujtojnë tre librat e fundit që kanë lëxuar.

Por, derisa kritikon prindërit e nxënësit për mungeste të kulturës dhe shprehjes së lëximit, Kurti bën gabime gjuhësore në statusin e tij.

Nasuf Abdyli, ka gjetur disa gabime gjuhësore në statusin e Kurtit në rrjetin social Facebook.

“Mbiemrat e gjinisë femërore, të cilët në numrin njëjës që mbarojnë me ër (për shëmbull: e vjetër, e varfër, e shtrembër, e shkurtër), në numrin shumës, shkruhen pa ë-në, e rrokjës së fundit të numrit njëjës. Prandaj, shkruhet, “Të VARFRA, e jo “TË Varfëra”, ka shkruar Abdyli.

Ai ka gjetur edhe gabime tjera kur bëhet fjalë për shumësin dhe njëjësin.

“Kur kryefjala e shprehur me togfjalësh (në këtë rast, “kultura dhe shprehia e leximit”) përbëhet nga dy a më shumë emra, folja që shpreh veprimin e kësaj kryefjale duhet të jetë në numrin shumës. Prandaj, shkruhet “MUNGOJNË kultura dhe shprehia e leximit” e jo “MUNGON kultura dhe shprehia e leximit”. Për të kuptuar më lehtë se sa themelor është ky gabim, të marrin një shembull të një fjalie me fjalë të tjera, por me strukturë të njëjtë morfologjike: Mungon portieri dhe sulmuesi i skuadrës. Pra, portieri dhe sulmuesi i skuadrës…”mungon” apo “mungojnë”?”, ka shkruar Abdylli.

Komento: