Kriza e thellë te Milan, Maldini befason me arsytimin e tij

21:28 | 25 Tetor 2019

Milani nuk i ka punët mirë.

Ekipi i Milanit është në qendër të vëmendjes në Itali, pas rezultateve negative në fillim të sezonit.

Kuqezinjtë arritën deri aty sa të ndryshonin trajnerin e tyre Giampaolo dhe të vendosnin në krye të pankinës, Piolin. Ky i fundit e nisi me barazim 2-2 ndaj Leçes në ndeshjen e tij të parë.

Paolo Maldini drejtori teknik i Milanit, ka folur për Sky Sport për momentin e kuqezinjve dhe gjendjen e shoqërisë.

“Ne morëm një ekip me probleme. Bëmë një merkato të cilën e filluam nga zero, si dhe u ndalëm tek Evropa dhe tek menaxhimi i mëparshëm. Situata është e vështirë. Tifozët dhe ata që shikojnë Milanin e kanë një ide të plotë për atë që jetohet këtu”, tha Maldini.

Komento: