Kryekuvendarja e Shqipërisë i drejtohet Hashim Thaçit nga Skënderaj, mungesën e tij në varrimin e babait e quan padrejtësi njerëzore

13:38 | 18 Mars 2025
kryekuvendarja-e-shqiperise-i-drejtohet-hashim-thacit-nga-skenderaj,-mungesen-e-tij-ne-varrimin-e-babait-e-quan-padrejtesi-njerezore

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka marrë fjalën në mbledhjen komemorative për nder të Haxhi Thaçit.

 

Spirpoali fjalën e saj e ka nisur duke iu drejtuar ish-presidentit Hashim Thaçi, duke thënë se padrejtësisë politike e kombëtare të burgosjes së Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tjerë sot i është shtuar edhe padrejtësia njerëzore dhe morale.

“Shumë i dashur Hashim që na mungon në këtë përcjellje të babait tënd, sepse padrejtësisë politike  e kombëtare të burgosjes tënde dhe luftarëve të tjerë sot iu shtua një padrejtësi njerëzore e morale”, ka thënë ajo.

Komento: