Kryeministri Hoti sot i raporton Kuvendit për dialogun para udhëtimit për në SHBA

08:29 | 23 Qershor 2020

Hoti i raporton sot Kuvendit për dialogun para udhëtimit për në Uashington.

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot dy seanca.

Nga ora 11:00 Kryeministri Avdullah Hoti do të raportojë në Kuvendin e Kosovës për procesin e dialogut me Serbinë.

Ai këtë raportim do ta bëjë para udhëtimit të 27 qershorit për në Uashington të SHBA-së ku do të takohen me palën nga Serbia me ftesë të ngarkuarit të SHBA-së për dialog, Richard Grenell.

Seanca e dytë do të jetë vazhdim i asaj të lënë në gjysmë herën e fundit ku do të trajtohen një sërë çështjesh.

Komento: