Kryeministri i Kanadasë takohet me Vjosa Osmanin, tregon se për çka folën

09:18 | 24 Nëntor 2021

Justin Trudeau takohet me Vjosa Osmanin, tregon se për çka folën.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, është takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, raporton Express.

Për këtë takim ai ka njoftuar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, ku ka shkruar se me Osmanin kanë folur për atë se si Kanadaja dhe Kosova mund t’I avancojnë vlerat e përbashkëta.

“Më vjen mirë që u takuam sot, Vjosa Osmani, dhe folëm për atë se si Kanadaja dhe Kosova mund t’i avancojnë vlerat tona të përbashkëta. Qoftë për promovim të demokracisë, përkrahje të barazisë gjinore, marrje të masave klimatike apo mbrojtje të të drejtave të njeriut, të vazhdojmë të bëjmë progres së bashku”, ka shkruar Trudeau.

Komento: